Biciklo.me

Hapësira për pedalues.
Të ndajmë gëzimin!

MN EN

Rreth nesh

video

Biciklo.me është organizatë joqeveritare e themeluar më 5 dhjetor 2013, në Podgoricë. Ne synojmë nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimin e stileve të shëndetëshme të jetesës, kryesisht mënyrave alternative të transportit publik dhe pedalimit, si në nivelin lokal, kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtarë.

Objektivat tonë janë:

  • Promovimi i biçikletës si transport alternativ urban si dhe mjet për sport e argëtim,
  • Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve, sidomos shoferëve, mbi të drejtat e pedaluesve dhe të sigurisë në trafik,
  • Përmirësimi i infrastrukturës së biçikletës dhe i kulturës së trafikut në Podgoricë dhe në të gjithë Malin e Zi,
  • Promovimi i stileve të shëndetëshme të jetesës, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit,
  • Edukimi dhe informimi i pedaluesve.

Aktivitetet

  • Critical Mass

    Critical Mass është një manifestim i pedaluesve i cili mbahet të premten ose të shtunen e fundit të muajit. Kjo ngjarje filloi ne vitin 1992, në San Françisko dhe sot organizohet në qindra qytete të botës. Në vetvehte ajo përfaqëson një protestë civile, që tenton të tërheqi vëmendjen rreth nevojave të pedaluesve në komunitet, përmes rritjes së ndërgjegjësimit mbi sigurinë dhe pjesëmarrjen e barabartë të pedaluesve në trafik. Vetë emri ‘Critical Mass’ vjen nga qytetet e mëdha të Kinës, ku pedaluesit edhe motorristët mblidhen në grupe për t’i kaluar udhëkryqet së bashku, duke sjellë sa më pak pengesa në trafik.

  • Shënimi i datave të rëndësishme

    Biciklo.me çdo vit shënon Ditën e Tokës (Planet Earth Day) më 22 prill dhe Ditën ndërkombëtare pa automobila (Car Free Day) më 22 shtator. Zakonisht organizojmë guida masive me biçikleta, të cilat kanë për qëllim promovimin e pedalimit.

  • Avokim për ndërtimin e
    infrastrukturës për biçikletën

    Organizata jonë merr pjesë në mënyrë aktive, në avokim për ndërtimin e infrastrukturës së biçikletës në Mal të Zi tek vendimmarrësit dhe institucionet si dhe organizatat e tjera të ngjashme. Gjatë vitit 2014 kemi marrë pjesë edhe në aktivitete rreth projektit EuroVelo8, korridor i cili duhet të kalojë edhe nëpër Mal të Zi.

  • Vendparkimet për biçikleta

    Gjatë vitit 2014 Biciklo.me ka realizuar projektin e parë, i cili për qëllim kishte ndërtimin e 18-të vendparkimeve në Podgoricë, në bashkëpunim me Sekretariatin për Punë Komunale dhe Transport të Podgoricës dhe kompanisë Crnogorski Telekom.

    Harta
  • Bashkëpunimi ndërkombëtarë

    Biciklo.me është anëtarë aktiv i nismës rajonale të pedaluesve, e cila mbledh çiklistë nga: Shqipëria, Serbia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria. Gjatë shtatorit 2014 është organizuar fushata “Me biçikletë për në punë” (Bike to Work) me qëllim të popullarizimit të biçikletës si mjet transporti për në punë, si dhe më gjatë. Kjo fushatë do të vazhdojë edhe në vitin 2015.


  • Veprime dhe aktivitete tjera

    Nxisim aktivistë për pedalimin, organizojmë takime e promovime, etj. Anëtarët tanë janë pjesëmarrës aktivë në aktivitete të ndryshme duke kontribuar për komunitetin. Disa herë kemi organizuar aksione për dhurimin e gjakut. Gjithashtu kemi marrë pjesë në pastrimin dhe rikontruktimin e parkut më të madh në Podgoricë ‘Qemovsko Polje’.

  • Bëhu
    anëtarë
    edhe ti

Vendparkimet

Lista